E “rrxoi” Qeverinë, po s’un u ba deputete. Qe kend e “fajëson” Valdete Bajrami për këtë (video)

Ishte Valdete Bajrami, që para deputeteve lexoi tekstin e rrximit të qeverisë Mustafa, tue kerkue zgjedhje të parakohshme me arsyetimin që vendit, siç tha ajo, m’i dhanë nji mundësi të re e ma të mirë.

Por, ish shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, nga ajo ditë, me rrximin e Qeverisë, s’ka me qenë as vet pjesë e Kuvendit, kjo mbasi, nuk ka arritë me i marrë votat e mjaftueshme në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Në nji intervistë ekskluzivisht për Televizionin Rrokum, ish shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën thotë se, pajtohet me vullnetin e qytetareve tue i falënderue të gjithë ata që e votuen.

E në pyetjen se a ka ndikue koalicioni me Partinë Demokratike, që ajo mos me i marrë votat e mjaftueshme për my hy në Kuvend, Bajrami thotë se, ashtu siç ka qenë kritike ndaj qeverisjes së kalueme, ka pritë nji vendim tjetër nga qytetarët, por simbas asaj koalicioni i madh ishte sfidë për ta, shkruen Rrokum.TV

Edhe pse nuk mori votat e mjaftueshme për me qenë pjesë e kësaj legjislature zani i saj u ndigjue gati se në çdo seancë të Kuvendit, madje ma shumë se deputetja e koalicionit që mori ma së shumti vota nga PAN, Sala Berisha-Shala, si dhe disa deputete që arriten të rizgjedhen, pa ju ndigjue zani kurrë, siç asht çika e Presidentit Historik, Ibrahim Rugoves, Teuta Rugova.

Por, Bajrami thotë se mos hymja ne Kuvend, nuk ka me ia ndalue angazhimin dhe kritikat nga jashtë për Qeverinë e ardhshme./Rrokum.TV