E thotë Pacolli: Ndihem i fyem nga LDK!

Kryetari i AKR’s, Behgjet Pacolli derisa ka thanë se foltorja e Kuvendit sot asht përdor për fyemje, shamje dhe fushatë, ka rikonfirmue se ka me qëndrue në koalicion me LDK’n, edhe pse këta të fundit janë sjellë keq me të.

Pacolli ka thanë se drejtuesit e LDK’s janë sjellë keq me të dhe se ai nuk kërkon lëmosh por bashkëpunim.

Në LDK janë sjellë keq me mua, askush nuk më ka pyet se çka kanë me ba. Unë jam aty dhe mbetem aty, por jam nji numër që nuk do të doja t’isha, kam kontribue për shtet dhe nuk kërkojë lëmosh por kërkojë bashkëbisedues me veprue ”, ka thanë ai.

Kurse, tue komentue zhvillimet në seancën e sotme, ka thanë se seanca nuk asht vendi i duhun për të, mbasi foltorja u përdorë për fyemje, shamje dhe fushatë.