E thotë Vllasi: Qeveria po gabon, a i ka Serbia krejt informacionet për të zhduknit

Informacionet kallxojnë se fati i 1658 persona ende nuk dihet, të cilët janë zhduk në luftën e fundit në Kosovë.

Sot, 30 Gushti, asht dita e personave të pagjetun, liderët ma të naltë të shtetit çdo vit zotohen se kanë me ba ma shumë për të gjetun personat e zhdukun, por deri tash nuk asht ba sa duhet.

Këtë fakt e pranon edhe avokati Azem Vllasi.

Ai i tha lajmi.net se kjo temë do të duhej t’ishte primare në bisedimet me Serbinë që Kosova zhvillon në Bruksel.

“Qeveria e Kosovës nuk ka ba mjaftë me vetë faktin se gjatë bisedave me Serbinë në Bruksel nuk e ka shtue këtë çashtje me prioritet. Çashtja e të pagjetunve asht dasht që në bisedat e Brukselit, m’u shtrue si çashtje me prioritet në normalizimin e raporteve me Serbinë, mbas gjithë asaj ç’ka kemi përjetue gjatë luftës nuk mund të bahet asnji hap pa u zbardh fati i të pagjetunve”, asht shpreh Vllasi.

Vllasi pretendon, se Serbia i ka të gjitha informacionet për të pagjetunit, mbasi thotë, se gjatë luftës kufomat janë dërgue në varreza masive në Serbi për me i zhdukë gjurmët.