E tmerrshme: Qe qysh ndodhi ngjarja te Spitali Amerikan n’Tiranë

Ka shkue në 3 numri i viktimave prej zjarrit të shkaktuem nji ditë ma parë mbrenda ambienteve të Spitalit Amerikan 1 në Tiranë.

Lefter Canaj, 57 vjeçari nga Gjirokastra që i vuni zjarrin repartit të Hemodializës, ka ndërrue jetë sot.

Në veç 9 sekonda, veprimet e Lefter Canajt 57 vjeçarit nga Gjirokastra kanë shkaktue tragjedinë.

Lefter Canaj personi që shihet në video me kapuç, mbasi futet në pavion shkon në cepin e sallës hap nji çantë nga aty nxjerr nji bidon plastik nji litër e gjysë të mbushun me benzinë dhe afrohet te shtrati i pacientit Dashamir Saraçi.