E vulos AKR: S’e votojmë Ramushin për Kryeministër! (foto)

Deputeti i AKR’s, Korab Sejdiu ka mohue çdo formë bashkëpunimi me koalicionin PAN.

Simbas tij, AKR nuk ka ndryshue qëndrim dhe nuk pritet me votue Ramush Haradinajn për Kryeministër.

“Nuk ka diçka të re në këtë drejtim, herën e fundit që jemi takue, ka qenë në nivel të koalicionit dhe të partisë dhe qëndrimi ynë asht ai që ka qenë prej fillimit”, ka thanë Sejdiu për lajmi.net.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa pjesë e të cilit asht Sejdiu, ka marrë 25.79 për qind të votave

E kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj asht deklarue se ai i ka numrat për me formue Qeverinë e re, madje ka potencue se ka vota edhe nga deputetë jashtë koalicionit PAN.

 

sejdiu