E vulos Haradinaj: Seanca mbahet javën tjetër

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet m’u mbajt javën që vjen.

Këtë e  ka ba të ditun kandidati për Kryeministër i kolaicionit PAN, Ramush Haradinaj, mbas takimit që pati me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Po besoj shumë shpejt, pra menjiherë në javën që vjen, sepse nuk kemi nevojë me humb shumë kohë. Janë ato procedurat e sekretariatit të Kuvendit që duhet me i kryej, me i regjistru deputetët, por jam i interesuem mos me humbë kohë. Ju e dini interesimin tonë që edhe Qeveria të votohet menjiherë, pra të mos vonohet”, u shpreh Haradinaj.

Megjithatë, simbas Haradinajt, nuk ka pas dakordim për nji datë.