E vulos Limaj për Haradinajn Kryeministër

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ka shumë hapsinë dhe mundësi që vendi m’u pjekë politikisht.

Simbas tij, vendi ka me pasë Qeverinë, por siç tha ai, dilemat janë se çfarë Qeverie do të kemi.

Ai tha se Kosova ka me pasë nji opozitë të fuqishme dhe simbas tij, vendi duhet sa ma shpejtë me i krijue institucionet.

“Na duhet ende që ta bashkëbisedojmë me njerëz dhe me krijue institucionet”, tha ai. Por Limaj, tha se në këtë fazë duhet të kemi kujdesë në deklarimet tona dhe se kur mesazhi nuk duhet me kalue në manipulime.

Bllokues politik tha janë të gjitha partitë politike, e në veçanti tha ata që kanë fitue ma së shumti.

Tri partitë kryesore që janë në koalicion kanë përgjegjësinë ma të madhe për me i krijue institucionet.

Konstituimi i Kuvendit asht përgjegjësi procedurale, deklaroi Limaj.