Edhe Jakup Krasniqi përfshihet në debatin Rama-Kurti

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, asht përfshi në debatin për demarkimin e kufinit me Malin e Zi që u hap mes Kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama dhe deputetit të Kosovës, Albin Kurti.
Albin Kurti i kishte kërkue Kryeministrit Rama që të mos merret me Demarkacionin mbasi kjo, simbas Kurtit, asht çashtje e mbrendshme e Kosovës. Rama ju kundërpërgjigj menjiherë kësaj deklarate.

“I dashur Albin! Faktet s’janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, ka shkrue Kryeministri në Facebook.

Jakup Kransiqi u ba pjesë e këtij debati, tue i përcjellë nji mesazh Ramës, por jo vetëm atij.

 

Ky asht shkrimi i plotë i Krasniqit:

 

Le ta dinë të gjithë, Presidentë e Kryeministra

Le ta dinë Presidentë a Kryeministra se shteti i Kosovës as nuk është bërë e as zhbëhet me deklarata e opinione.

Gjithashtu duhet ta dinë, se as kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as ricaktohen me deklarata e opinione.

Edhe për shtetin edhe për kufinjtë ka vendosur populli që i ka mbrojtur.

I falenderojmë të gjithë ata që janë solidarizuar me të drejtat e liritë e popullit tonë në kohë të vështira!

Shperndaje në: