Edhe në Samitin e Dubrovnikut pati ‘ngacmime’ Thaçi-Vucic. Qe çka ndodhi!

Edhe në Samitin e Dubrovnikut, vëmendja përsëri asht marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Në samitin e vendeve anëtare të bashkëpunimit në Europën Juglindore, simbas mediave serbe, ishte ra dakord që të flitet në gjuhën angleze, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folë në “gjuhën e nanës”, shkruen Telegrafi serb.

Përderisa të gjithë anëtarët e vendeve pjesëmarrëse folën në gjuhën angleze, presidenti i Republikës së Kosovës nuk e përfilli këtë “rregull”.

“Kam me folë në gjuhën lokale, siç e pëlqen t’i thotë presidentja kroate”, citohet të ketë thanë Thaçi, transmeton lajmi.net.

Por, kjo duket se nuk i pelqeu presidentit të Serbisë. Dhe, kur të gjithë filluen të merrnin ndigjueset për përkthim, Vucic i reagoi presidentit të Kosovës.

“Mundesh lirisht me fol serbisht, Hashim, që të të kuptojnë të gjithë”, i tha Vucic me ironi presidentit kosovar.