Edhe nji ditë afat, këta janë kandidatët e zyrtarizuem deri tash nga partitë politike për zgjedhjet lokale

Në garën për kryetar të komunave, partitë politike ende nuk i kanë propozue të gjithë kandidatët për të gjitha komunat, të cilët kanë me garue në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka ba zyrtare asnji kandidat për kryetar të komunave, përveç Zenun Pajazitit, i cili vet ka ba të ditun se ka me qenë kandidat për kryetar të Gjilanit.

LDK’ja tashma ka emnue kandidatët për pesë komuna, Istogun, Gjilanin, Podujevën, Fushë Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka zyrtarizue ma së shumti kandidatë për kryetarë të komunave, gjithsejtë ka emëruar kandidatët për 11 komuna, kryesisht ato të mëdha, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Peja, Podujevë, Drenas, Theranda, Lipjan, Istog dhe Viti.

Edhe AAK’ja, tashma ka zyrtarizue kandidatët për shumicën prej komunave. Ajo ka zyrtarizue kandidatët për Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Deçan, Klinë, Junik, Podujevë, Rahovec, Therandë dhe Obiliq.

Gara ma interesante pritet me ndodh ajo për me fitue në Prishtinë.