Edhe Veliu e ka nji ‘porosi’ për Selmanajn!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thanë se deri tash nuk ka pa ndonji thirrje të sinqertë nga Vetëvendosja për m’u bashkue.

Veliu, që e udhëheq Komunën e Podujevës, ka thanë se do të presin rezultatet përfundimtare nga KQZ, pastaj në parti kanë me vendosë për rrugën ma të mirë për LDK’n.

“Deri tash nuk kam pa ndonji thirrje të sinqertë nga Vetëvendosje. Na nuk kemi vendos ende cila rrugë ka me qenë e jona, sepse po i presim rezultatet përfundimtare dhe listën, pastaj kemi m’u ulë dhe kemi me ba nji vlerësim për rrugën e cila ka me vazhdue, dhe kanë me zgjedhë rrugën ma të mirë për LDK’n dhe për ata që na e kanë dhanë besimin”, ka thanë Veliu për lajmi.net

Veliu ju ka ba thirrje që anëtarët e LDK’s mos të nguten me deklarata të panevojshme, sepse, simbas tij, qëndrimi i LDK’s asht tashma i qartë, s’ka koalicion me PDK’n.

Kujtojmë se Albin Kurti, i mandatuemi për Kryeministër nga VV, sot ka ftue LDK’n me ju bashkue në qeverisje, por njikohësisht Kurti gjatë ditëve të kalueme ka ironizue me partinë që po i kërkon koalicion.