Edi Rama n’tripin e Bashkimit: “Kush na pengon me u ‘bashkue’ me Kosoven”(sic!)

edi_rama_diaspora_tirane_37309

Kryeministri i Shqipnise Edi Rama keto dite e ka ftue Diasporën shqiptare n’Tirane. Gjatë bashkëbisedimit qe u zhvillue ditën e dytë të Samitit, Rama u pyet për bashkëpunimin mes Shqipnisë dhe Kosovës edhe per bashkimin e Shqipnise me Kosoven.

Rama pyetjen e Diaspores e buni n’shamng nga ideja e bashkimit te dy shteteve, dhe e orientoi drejt nji bashkimi dhe bashkepunimi ekonomik, arsimor dhe fushave me interes të ndërsjellë. Ai thotë se problemi i vetëm që pengon Shqipninë dhe Kosovën me u bashkue janë vetë shqiptarët.

Ç’a na pengon ne të bashkojmë gjithçka me Kosovën? Na pengon kjo këtu (e qet gishtin n’krye)”, u shpreh Rama.

“Jemi në kushtet kur ne mund të ndërtojmë një hapësirë të përbashkët 100%. Ne morën përsipër unifikimin e sistemit arsimor dhe tekstet me Kosovën dhe e bëmë. Kalendarin kulturor e kemi bërë të përbashkët. S’duhet të rrimë të rrahim “ujë në hava” për bashkimin siç ishte konceptuar 1 shekull e gjysmë më para, por ta bëjmë hap pas hapi, duke e bërë atë pjesën që nuk është aq e zhurmshme, por që është bashkimi real, në mënyrë që shqiptarët të ndjehen zot kudo që ata jetojnë dhe asgjë të mos i pengojnë që të ndërveprojnë me njëri-tjetrin“, tha Rama.

Edi Rama u shpreh i bindun se në të ardhmen shqiptarët kane me jetue së bashku.

“Unë jam optimist për të ardhmen e shqiptarëve dhe besoj i bindur se shqiptarëve e ardhmja u ka rezervuar vërtetë një jetë dhe një mënyrë të jetuari sëbashku ashtu siç e meritojnë dhe siç u takon fëmijëve tanë”, theksoi Rama.

Rama: Ambasada e konsullata të njajta me Kosovën
Kryeministri Edi Rama, tue i dhane përgjigje nji shqiptareje që jeton n’Australi, ka hedhe idenë e ambasadave dhe konsullatave të njajta të Shqipnisë dhe Kosovës jashtë shtetit.

S’ka arsye që ne dhe Kosova të kemi ambasada dhe konsullata të ndara. Çfarë arsye ka të paguajmë dy palë godina, detyrime, të kemi dy palë adresa. Pse të mos jenë në të njëjtën godinë. Do shpenzojmë vetëm një flamur më shumë, atë blu me të verdhë. Ka projekt edhe në Australi”.

“Do na mërzitet ndonjë nga fqinjë, do thonë e bashkuan këta Shqipërinë…po fqinjë të të lumtur s’ka, se e kemi shembullin tek fqinjët tanë”,- shtoi ai.