Edi Rama tregon qendrimin zyrtar të Tiranës për dialogun Kosovë-Serbi dhe Demarkacionin me Malin e Zi

Në konferencën për media bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka fole per qendrimin e Tiranes zyrtare per dialogun Kosovë-Serbi dhe Demarkacionin e Kosoves me Malin e Zi.

“Shqipnia e mbështet dialogun e Prishtinës me Beogradin, në funksion të gjetjes së nji zgjidhje realiste dhe çlirimit të Serbisë nga mankthi, e që pengon njoftjen përfundimtare të Kosovës. E shikojmë me shqetësim çashtjen e Demarkacionit me Malin e Zi po ashtu që asht e domosdoshme që të gjindet nji zgjidhje e që po krijon jo pak probleme me BE’n, që asht garanti i Kosovës”, ka deklarue Rama.