Eksod i madh amerikan: Florida zbrazet nga tuta prej uraganit ‘Irma’ (foto-video)

Qyteti i Miami’t në Florida të SHBA’ve gjendet në pozitën ma të keqe të mundshme, mbasi uragani Irma që erdhi nga Oqeani Atlantik dhe kaloi nëpër ishujt Karaibe po i afrohet tokës amerikane.

Simbas autoriteteve amerikane, stuhia që ka marrë jetën e 18 personave në Karaibe, ka me goditë Floridan gjatë kësaj fundjave, tue ba që shteti me l’shue urdhën për evakuim të detyrueshëm të banorëve, para ditës së Shtunë.

Konsumatorët në Florida kanë vërshue dyqanet për me ble gjanat e nevojshme për me përballue sa ma lehtë këtë uragan, i cili llogaritet si ma i madhi ndonjiherë që asht regjistrue në Oqeanin Atlantik.

Përveç Florida’s, edhe shteti i Georgia’s asht në pozitë të pafavorshme.

Irma, që asht stuhia e dytë e madhe që ka me goditë SHBA’n, mbas uraganit Harvey, ka shkatërrue 90 përqind të ndërtesave në ishujt Karaibe.

Simbas parashikimeve, dami që ka me shkaktue uragani nëse godet Miami’n ka me kapë shifrën e 125 miliardë dollarëve. /metro