El Chapo asht arratis për herë të tretë nga burgu?

Do të kishte qenë nji histori e madhe, përveçse ajo nuk asht e vërtetë.

Prej disa ditësh po qarkullojnë thashetheme se bosi i drogës “El Chapo” asht arratis për herë të tretë nga burgu.

Gjatë ditës së djeshme, mija përdorues të rrjeteve sociale janë tall me mënyrën se si “El Chapo” mund të jetë largue nga burgu. Por asnji media nuk raportoi për nji arratisje të tretë.

Ngjarja nuk ishte pjesë e asnji faqeje gazete apo televizioni në Mexiko.

Joaquin Guzman ndodhet ende mbas hekurave në Mexiko dhe po pret ekstradimin për në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, aty ku do të marrë edhe denimin.