Elsie zbulon letrat dyshekullore të shkrueme me Alfabetin e Elbasanit

Alfabeti origjinal i Elbasanit me 53 shkronja, i quejtun ndryshe si Alfabeti i Todhrit asht nji ndër të parat dëshmi që kallxon se shqipja ka pasë alfabetin e saj para se me u hartue Alfabeti i Manastirit, nji shekull ma parë.

Mbas digjitalizimit të alfabetit të Elbasanit që u ba nji vit ma parë, shkrimi ma i hershëm i shqipes ka çue interesin e studiuesve shqiptarë dhe të huej.

Ndërsa, gjurmë të shkrimeve me Alfabetin e Elbasanit janë gjetë nga studiuesit rusë edhe te shqiptarët e Ukrainës. Robert Elsie publikon në faqen e tij të FB nji tjetër dokument të shkruem me këtë alfabet.

Mbasi ka paraqitë dokumentin konkretisht Elsie shkruen: “Aktualisht po merrem me nji projekt për shkrimet e hershme shqip (shek. 18 dhe 19) që janë në alfabete origjinale. Qe këtu kam nji tekst në alfabetin “Todhri” (nga Elbasani), shkrue para vitit 1850.

Shumë tekste ne alfabetin Todhri janë zhdukë, por mundet me pasë disa, ta nxamë në familje të vjetra të Elbasanit.

Thonë se njerëzit kanë shkrue në alfabetin e Todhrit deri në shekullit e 20’të! A ka paa dikush nji tekst të tillë, në këtë alfabet ose në nji alfabet tjetër origjinal? (ka disa).

257731_2 257732