Emocionuese: Gazetarja e CNN nuk përmbahet, qan derisa jep lajmin e 5 vjeçarit sirian

Foto e 5-vjeçarit sirian Omran Daqneesh ka prekë krejt ata që e kanë pa në tanë botën. Askush nuk mundet me ju përmbajt lotëve derisa e kqyrë në ambulancë i mbijetuem nga sulmi, por i shokuem nga ajo çfarë kishte përjetue.

Emocionet dhe keqardhjen për vogëlushin sirian nuk ka mujt me e kontrollue as gazetarja e CNN, Kate Bolduan, derisa jepte lajmin për 5 vjeçarin.

Ajo gjatë tranmetimit ka ndalue disa minuta së foluni dhe zani i saj dridhej derisa qante për fëmiun. ’’Na qajmë kur shohim këto foto, po ai nuk loton. Ai nuk qan nji herë të vetme”, asht shprehë Bolduan.

Omran Daqneesh nga Aleppo ka tronditë tanë botën me foton e tij, i cili edhe pse i mbuluem nga gjaku dhe pluhuni, nuk qan por asht në gjendje shoku.

Ai mundi me i mbijetue sulmit me bombë së bashku me 3 fëmi të tjerë, por fatkeqësisht familja e tij humbi jetën.