Emocionuese: I vdes grueja, e ‘rikthen’ në jetë nëpërmjet fotografive me të bijën

Ben and Ali Nunery u martuen në vitin 2009. Si shumë çifte të tjera, ato banë albumin e dasmës në shtëpinë e tyne. Fatkeqësisht, martesa e tyne nuk zgjati shumë. Ali humbi jetën në vitin 2011, mbas nji beteje të ashpër me kancerin, tue lanë vetëm bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël, Olivia.

Dy vjet ma vonë familja vendosi të shes shtëpinë dhe të zhvendosej diku tjetër. Por, para se të largoheshin, Ben dhe vajza e tij menduen të rikrijonin fotot e martesës e së çiftit.

“Unë doja me ju kallxue nëpërmjet këtyne fotografive atyne personave që kanë humbë gruen gjithashtu, se kjo nuk asht e gjithë historia, kjo asht nji pjesë e historisë që nisi, por që pati nji fund. Fotografitë paraqesin nji pjesë të realitetit që fatkeqësisht shumë njerëz nëpër botë e kanë përjetue”, u shpreh Ben.

241182 241183 241184 (1) 241184 241185 241186_m