Engel: Serbia duhet me i ndalë pengesat ndaj Kosovës

Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, njiherazi edhe nën-kryetar i Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çashtjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel, ka thanë se Serbia nuk po tregon gatishmëni për normalizim të marrëdhanieve dhe për njohje të fqinjit të saj, Kosovës.

Përfaqësuesi Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, bani vërejtje për kërcënimet e paqes dhe stabilitetit në Dhomën e Punëve të Jashtme të Europës dhe Euroazisë, ku tha se puna në Ballkan nuk ka përfundue ende dhe se projekti i filluem ne vitet e 90-ta, kur u shpërba Jugosllavia ende kërkon angazhim nga SHBA dhe aleatët e saj n’Europë.

Ai potencoi se progresi asht evident dhe tashma dy vende, Sllovenia dhe Kroacia janë pjesë e BE’s dhe gjithashtu ato të dyja së bashku me Shqipninë kanë hy në NATO, ndërsa Mali i Zi asht rrugës.