Enver Hasani kallxon qysh e shkelë Kushtetutën Presidenti në rastin e formimit të Qeverisë (video)

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka spegue gjithë rrugën që shefi i shtetit duhet me ndjek për formimin e Qeverisë, në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Madje, simbas Hasanit, Qeverinë munden me ba edhe ndonji parti tjetër që nuk ka dalë e dyta, por që deshmohet se ka shumicën në Kuvend herën e dytë , sepse simbas tij mbas shfrytëzimit të herës së parë, në Kuvend flitet për rikonfigurim të forcave politike.

Hasani në nji intervistë për KosovaPress vlerëson se Presidenti i shtetit Hashim Thaçi ka me ba shkelje të randë kushtetuese, në qoftë se nuk i jep mundësinë në herën e dytë për formimin e Qeverisë partisë apo koalicionit që ka shumicën në Kuvend.

 Hasani ka thanë se me aktgjykimin e vitit 2014 kushtetuesja ka vendos që herën e parë mundësinë për formimin e Qeverisë t’ja jep partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve.
Por, në rast të deshtimit në herën e parë, simbas Hasanit, herën e dytë asht në diskrecion të shefit të shtetit që me ja dhanë mandatin atij koalicioni, apo asaj partie që e vërteton se e ka shumicën në Kuvend.