Erdogan paralajmëron Europën: Turqia mundet me i hapë dyert për emigrantët!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, paralajmëroi të Premten se Turqia mundet me i hapë dyert për emigrantët n’Europë, nëse shtyhet nga Bashkimi Europian, nji ditë mbasi deputetët europianë votuen për ndalimin e përkohshëm të negociatave për anëtarësim të Turqisë në BE.

“Nëse shkoni ma tutje, portat kufitare kanë me u hapë. As une, e as populli im nuk kane me u ndikue nga këto kercënime të thata. Nuk ka me pasë randësi edhe nëse kishte me  votue krejt Parlamenti Europian”, tha Erdogan në kongresin për të drejtat e femnave në Stamboll, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Erdogan tha gjithashtu se nji propozim kontravers i partisë në pushtet, që mundëson shmangien e denimit për njerëzit e akuzuem për abuzim seksual, nuk ishte i pregaditun me kujdes dhe beson se çashtja ka me u kthye në parlament për nji konsensus ma të gjanë.

Propozimi kishte me lejue që denimi me u shtye pafundësisht në rastet e abuzimit seksual “të kryem pa force, kercënim ose mashtrim”, para 16 Nandorit të vitit 2016, nëse kryesi kishte me u martue me viktimën.