Erdogan ‘shuplakë’ Tiranës, kjo asht letra e tij për bizniset e Gulen në Shqipni

Në nji intervistë për Top Channel në muejin Gusht, ambasadori turk Hidayet Bayraktar deklaroi se Ankara priste nga qeveria shqiptare reagim lidhun me interesat financiare dhe investimet e Fethullah Gulen në Shqipni.

Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritë nji organizatë paralele me shtetin turk, të quejtun FETO, e cila ka lidhje me biznise dhe kompani me interesa në tanë botën, përfshi edhe Shqipninë.

Top Channel ka mësue pak kohë ma parë se, në rrugë diplomatike, shteti turk iu ka dorëzue autoriteteve shtetnore qendrore nji dokument “non paper”, pra nji letër pa krye, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet nji konsorcium turk, i cili sapo kishte fitue tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, për nji periudhë 30-vjeçare dhe me nji vlerë 596.1 milionë euro.

Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhë në kohën që “Vendeka” kishte fitue këtë tender, e në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzanie të interesave të Gulenit nga Shqipnia.

Thuhet se qeveria shqiptare i ka rezistue këtij presioni, sidomos për investime delikate që lidhen me shërbime me cilësi ndaj qytetarëve në sektorë të randësishëm, ku ky shërbim publik çalon në cilësi.

Por, doket se akuzat për firmën “Vendeka” kanë qenë të detajueme dhe kanë marrë vëmendjen e qeverisë.

Letra, të cilën Top Channel e disponon në versionin e saj të plotë, akuzon lidhjet e pronarit të “Vendeka Bilgi Teknolojieri”, Ismail Meral, me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij “FETO”, të cilësueme si terroriste nga ky dokument.

I njajti dokument, dorëzue autoriteteve shqiptare, citon emnin e Baki Kuran, drejtorit të përgjithshëm të “Vendeka”, si pjesëmarrës në ceremoninë e zhvillueme në Filipine në Shtator të vitit 2013, ku Fetullah Gulen mori çmimin si kontributor për paqen.

Akuza më e randë e dokumentit të Ankarasë që disponohet nga Top Channel asht për Husein Kizmaz, drejtorit të Rajonit të Paqësorit për firmën “Vendeka”, i cili akuzohet nga ky dokument si personi që ka ble kamerat, me të cilat u spiunuen djemtë e Erdoganit dhe të afërm të tij, që të përdoreshin për planet e organizatës “FETO” të Gulenit dhe akcionet e saj intimiduese.

Bahet fjalë për ngjarjet e 17 Dhetorit 2013, ose ajo që nga Erdogan asht cilësue si grushti juridik i shtetit ndaj tij, kur me dheta zyrtarë, ministra, djemë ministrash, të gjithë të afërt me Erdoganin, u arrestuen apo hetuen lidhun me nji shkelje të mundshme të embargos ndërkombëtare ndaj Iranit, për naftë dhe gaz. Simbas letrës, edhe pronari i “Vendeka”, mbas këtyne ngjarjeve ndaloi ardhjet në Universitetin “Hacetepe” në Ankara.