Erdogan sulmon BE’n: Na kanë rrejt…

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në forumin global të biznisit, Bloomberg, ka folë edhe rreth anëtarësimit të Turqisë në BE.

I pyetun rreth procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE), përcjell Telegrafi, ai ka kujtue se Turqia ka pritë 54 vjet me u futë në këtë organizatë ndërshtetnore.

“Turqisë në fakt i asht imponue nji embargo politike. Ata na kanë rrejt. Ata nuk na dhanë ndihmën që e kishin premtue”, ka thanë Erdogan, tue shtue se ai pret që BE’ja me marrë nji vendim lidhun me marrëdhaniet me Turqinë.

Shperndaje në: