Eurodeputeti McAllister: Qe kur ka me hy Kosova në BE

Eurodeputeti David McAllister, thotë se Kosova asht pak ma mbrapa se Mali i Zi dhe Shqipnia për me hy në BE, mirëpo ka nji perspektivë të mirë.

McAllister në nji intervistë për DW, asht shpreh se nëse nji vend i mbështet vlerat e tyne dhe kalon nji process shumë të ndërlikum anëtarësimi, ka me hy në BE, sapo t’i avancojë punët.

Simbas Mcallister e gjitha mvaret nga shtetet kadidate të Ballkanit se sa kanë me avancue punët.

“Në vitin 2013, kur Kroacia u ba anëtare e BE’s na pamë se vende, që kanë ba pjesë në ish-Jugosllavi, kanë mundësi m’u anëtarësue në BE.

Na po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapun. Po t’eci gjithçka pa problem” ka thanë McAllister.

McAllister ka tregue se Shqinia mundet me fillue bisedimet zyrtare të anëtarësimit në vitin e ardhshëm, ndërsa Kosova, Maqedonia dhe Bosna janë ma mbrapa.

“Shqipna mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare t’anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosna janë pak ma mbrapa, por kanë nji perspektivë të mire” ka thanë McAllister.