Eurovision paralajmëron Shqipninë: Përjashtoheni si Armenia nëse shihet flamuri i Kosovës

Unioni i Transmetuesve Europianë (EBU) ka vendos me përjashtue Armeninë nga festivali europian i muzikës.

E gjithë kjo mbasi përfaqësuesit e këtij shteti valëviten flamurin e ashtuquejtunit Republika e Nagorno Karabakh.

Ky shtet s’asht pranue nga shtetet e Bashkimit Europian, por as nga Organizata e Kombeve të Bashkueme.

Organizatorët e festivalit paralajmëruen edhe përfaqësuesen e Shqipnisë që mos me përdorë flamurin e Kosovës sepse kane me pase fatin e njajtë si Armenia.

Kujtojmë se Eneda Tarifa me kangën “Përralla”, ka me prezantue Shqipninë në festivalin europian të muzikës, i cili po mbahet në Stockholm të Suedisë.