Eva Longoria në krahët e nji shqiptari

Algen Nikolla, ish pjesëmarrës në “Big Brother Albania”, shpeshherë ka qenë pjesëmarrës në organizime shumë të randësishme ose në festa të ndryshme, ku marrin pjesë edhe personazhe të njohun në botë.

Idhujt që na i kqyrim nga ekrani, Algeni i takon nga afër, i ka miq dhe bahet pjesë e festave të tyne private. Nji ndër organizimet ma të randësishme asht edhe Festivali i Kanës, në të cilin Algeni merr pjesë prej disa vitesh tashma.

Ai ka postue në rrjetet sociale foto, në të cilat është i shoqnuem nga VIP’a. Ndër mikeshat ma t’afërta të tij, asht edhe Eva Longoria.

Mëngjesi i ka gjetun bashkë dy miqtë prej disa vitesh tashma, tue qenë se, Eva ndodhet në Kanë, nuk ka mund me mungue edhe foto e përvitshme me Algenin.