Facebook ja mbyll faqen kryetarit të nji komune në Itali. Arsyeja ka me ju habitë!

Rrjeti social ma i madh i ka mbyllë faqen nji kryetari komune në Itali, mbasi ky i fundit asht shprehë kundër martesave gay.

Bahet fjalë për kryebashkiakun e Rovigos Massimo Bergamin i cili në nji intervistë të dhanë për “La Reppublica”, ka deklarue se nuk kishte celebrue asnji martesë mes personave të së njajtës gjini, tue shtue: Po nëse nji ditë të bukur vijnë 3? Po nëse dikush vjen këtu me nji kalë dhe don me u martue me të?

Mbas postimit të intervistës në rrjetet sociale, të shumta kanë qenë komentet negative për kryetarin, ndaj të cilave Facebook asht përgjigjë tue i mbyllë faqen personale.