Fajon: Mundet me u bisedue me Komisionin Europian për demarkacionin si kusht për liberalizim

Raportuesja e BE për liberalizim të vizave për Kosovën, deputetja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, në nji intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se e shqetëson gjendja në Kosovë rreth zbatimit të kushteve të Komisionit Europian për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi.

Për të, nëse Kosova e humb liberalizimin për shkak të demarkacionit, kishte me qenë për keqardhje.

Fajon ndër tjera pranoi se mundet me u bisedue me Komisionin Europian, mbasi që asnji vendi tjetër nuk iu kërkue nji gja e tillë.

Derisa Komisioni insiston që ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi është kusht, mendoj se do të ishte mirë që të bëhet çmos që ky kusht të përmbushet. Në këtë moment unë nuk mundem që të them nëse mund ta ndryshojmë këtë kusht, sepse kjo nuk më takon mua, kjo i takon Komisionit Evropian. E di se nè Parlament kjo është një çështje e ndjeshme, e di se është e vështirë të arrihet një shumicë e garantuar, por në çfarëdo rasti, nuk e di se si mund të ecim tutje. Do të ishte për keqardhje nëse humbet ky moment. Natyrisht do të kërkojmë zgjidhje. Unë dua të jem optimiste“, tha Fajon tue shtue se ka me punue për me u zgjidh kjo çashtje shpejt.

Fajon theksoi se është e nevojshme e gjithë ndihma e autoriteteteve në Kosovë në këtë rrafsh, meqë as në Këshillin e BE’s nuk mbizotnon nji atmosferë e mirë për shkak të gjendjes me emigrantët në BE.