Fajon politikanëve: Mos premtoni data për liberalizim të vizave

Eurodeputetja Tanja Fajon u kërkoi politikanëve të Kosovës me ndërmarrë veprime vendimtare nëse duen që qytetarët e tyre me gëzue udhëtimin pa viza në zonën Schengen.

Tanja Fajon, raportuese për Kosovën në Parlamentit Europian për procesin e liberalizimit të vizave, tha për BIRN se koha kur qytetarët e Kosovës kanë me qenë në gjendje me udhëtue lirshëm në zonën Schengen mvaret nga faktorë të ndryshëm.

Ajo tha se Kosova e cila duhet me përfundue marrëveshjen e diskutueshme të demarkacionit të kufinit me Malin e Zi dhe me luftue korrupcionin – të gjitha në nji kohë kur atmosfera n’anën europiane asht shumë ma pak inkurajuese sesa dikur kur ishte fjala për hapjen e kufijve.

“Na kemi shumë probleme që vijnë si pasojë e krizave të ndryshme, si kriza e fundit e emigracionit dhe disa kontrolle të kufijve të mbrendshëm që janë futun, tue kufizue lirinë e lëvizjes n’Europë”, vuni në dukje ajo.

“Në rrethana të tilla, asht sigurisht ma e vështirë për me marrë vende të reja mbrenda regjimit pa viza”, tha Fajon.