Familja Jashari e bojkotoi Thaçin. Qe kush ishin tjerët!

Megjithëse i kishin vendet e rezervueme, në seancën solemne ku Hashim Thaçi dha betimin si president, munguen përfaqësues të familjes heroike Jashari nga Prekazi.

Karriga e rezervueme për ta mbeti bosh.

Në seancën solemne të betimit munguen edhe përfaqësues të familjes Haradinaj, e cila për lirinë e Kosovës dha dy deshmorë të kombit.

Por betimin e Thaçit nuk e injoruen familja e Ibrahim Rugovës.

Dy djemtë e tij Mendimi dhe Uka kanë qenë prezent në seancë.

Presidenti i zgjedhun në fjalimin e tij ka përmend sakrificën e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të komandantit legjendar Adem Jashari.

Në seancën solemne mungoi edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëpartiaku i Hashim Thaçit, Bajram Rexhepi.

 

1-familja

 

2-familjaa