Fashizmi i ri i Europes? Keta jane protagonistat

marine-closer

Ata jane nacionalista, anti-establishmentit, Euroskeptik – dhe jane te mahnitun me fitoren e Donald Trump.

Ne shume vende europiane, shkruen The Independent, partite  outsider’e po shohin shans ne fushata populiste e nacionaliste me ju afru pushtetit.

Keta jane protagonistat dhe partite e tyne nga e djathta radikale qe po kane shprese me marr pushtete ne vendet e tyne ne vitin 2017:

Norbert Hofer

hofer.jpg
Kandidati per president i Freedom Party, Norbert Hofer

 

Norbert Hofer, lideri i Freedom Party t’Austrise, ka rekomandue me u armatosu persoanlisht qytetaret si reagim ndaj fluksit te imigranteve n’Austri.

Partia e zotit Hofer, Freedom Party – asht themelue ne vitin 1956 nga ish nacistat.

Hofer, 45-vjeç, asht inxhinier i aeronautikes, i cili mbante revole ne brez gjate fushates se tij.

“Ata qe s’e vleresojne vendin tone, qe luftojne per Shtetin Islamik, ose qe dhunojne femna, une ju thom: kjo s’asht vendlindja juej. JU nuk mundeni me qendrue n’Austri.

 

Marine Le Pen

marine-le-pen.jpg
Marine Le Pen asht çika e themeluesit te partise Fronti Kombetar,  Jean-Marie Le Pen

 

“Ajo qe ndodhi mbrame nuk asht fundi i botes, po fundi i nji bote te derisotme”, tha  Marine Le Pen tue e urue  Donald Trump per fitoren e tij.

Avokatja 48-vjeçare, lidere e e Frontit Kombetar, ishte partia e trete ne zgjedhjet e vitit 2012, me 17.9 per qind te votave

 

Geert Wilders

geert-wilders.jpg

I njoftun si anti-islamist i perbetuem, politikani holandez Geert Wilders pershendeti fitoren e Trump’it si nji fillim i nji ‘pranvere patriotike’.

Lider i Partise per Lirise e themelueme ne vitin 2006, aktualisht asht ne krye te anketave qe e parashohin si fituese te zgjedhjeve ne Mars, vitin e ardhshem.

53-vjeç Wilders ka provokue opinionin nderkombetar tue e krahasue Kur’anin me Main Kampf te Hitlerit.

Frauke Petry

frauke-petry.jpg

Frauke Petry, 41-vjeç, asht kryetarja e Alternatives per Gjermani (AfD), parti populiste, parti anti-UE qe asht themelue ne vitin  2013, qe mendohet se ka me qene partia ma e forte e te djathtes prej viteve ’30.

“Islami s’asht pjese e Gjermanise,” tha ajo tue prezentue manifestin e partise, dhe ka ftu per ndalimin e burkas dhe ndertimin e minareve ne Gjermani.

Jimmie Akesson

akesson.jpg

Jimmie Akesson asht kryetar i partise Demokratete e Suedise, e cila arriti me u ba partia e trete ne vend dhe me i fitue 29 ulese ne parlamentin e Suedise, mbas zgjedhjeve te vitit 2014.

Para dy jave, kjo parti nacionaliste kishte organizue ceremonine e quejtun “alternativa e Çmimit Nobel”, ne Stockholm. Prezent ishte  Nigel Farage, lideri i partise Ukip, miku i madh i Trump.

Akesson, 37-vjeç, ka punue si web dizajner para se me hy ne politike.

Ai avokon ndalimin e hymjes se refugjateve ne Suedi dhe nnuk don qe Suedia me qene anetare e Unionit Europian.

Andrej Babis

babis.jpg

Miliarderi dhe media mogul Andrej Babis, i cili aktualisht ash minister i financave i qeverise Çeke, asht shpall Donald Trump i Çekise.

Babis, 62-vjeç, asht njeriu i dyte ma i pasun i Republikes Çeke.

Beppe Grillo

grillo.jpg

edhe nji levizje anti-establishment asht e famshme n’Itali. E kane quejt Levizja me Pese Yje, e themelueme ne vitin 2009, nga TV komediani Beppe Grillo.