Fatmir Sejdiu kallxon se kur asht takue për herë të fundit me Isa Mustafën

Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, tue folë rreth funksionimit të koalicionit qeverisës, tha se asht nji pjesë e nji ankthi që i përshkuen dy subjektete ma të mëdha politike, sidomos në disa çashtje të caktueme. “Janë jo fortë të sinqerta deklarimet për dalje apo mosdalje nga koalicioni për me shkue në zgjedhje. Nuk e di se a janë zgjedhjet zgjidhje, por as kështu siç asht situata nuk asht mirë”, tha ai në emisionin “Monitor”, në RTK.

Simbas tij, në LDK ka njerëz me potencial të fortë që kanë mbetë jashtë Qeverisë dhe kjo siç deklaroi ai, mundet me u pa edhe në përbamjen e Qeverisë.

I pyetun për ambiciet e tij për me qenë në krye të LDK’s ai tha se nëse LDK e kërkon ai asht i gatshëm, ndonëse aktualisht asht anëtar nderi në Këshillin e Përgjithshëm.

Fatmir Sejdiu deklaron publikisht se me Isa Mustafën nuk ka gjetë gjuhë bashkëpunimi. “Më të  jam takue për herë të fundit në vitin 2013, ku kam shfaqë mendimin tim, por nuk kemi gjetë gjuhë të përbashkët.  LDK mbetet nji shtëpi e madhe mbasi që shumë njerëz kanë lidhje shpirtnore me LDK, sikurse unë që s’mundem me heqë dorë nga diçka që jam pjesë nga themelimi i saj”, tha ai në emisionin Monitor në RTK.