FBI publikon dokumentet lidhun me hetimin e Hillary Clinton

FBI’ja ka publikue nji seri dokumentesh në lidhje me hetimin e saj mbi përdorimin e postës private elektronike të Hillary Clinton, gjatë kohës që ajo ishte sekretare e Shtetit.

58 faqet përfshijnë intervistat për nominimin presidencial të Clinton nga demokratët dhe detajet për serverin e saj privat në rezidencën e saj në New York.

Në Korrik, FBI’ja i dha fund nji hetimi të gjatë 1-vjeçar për të verifikue nëse ish-shefja e diplomacisë amerikane kishte shkelë ligjin tue përdorë serverin privat.

Drejtori i FBI, James Comey nuk rekomandoi ngritjen e akuzave penale. Ai doli në përfundimin se, edhe pse zoja Clinton dhe stafi i saj ishin kallxue “jashtëzakonisht të pakujdesshëm” me informacionet sekrete, nuk kishte prova që ajo të kishte shpërnda me vetëdije material të randësishëm.