Rrefim trondites: Fmija që u rrit e u plak në Shtëpinë e Pleqve!

50 vjeçarja Habibe Ismaili nga Gjilani, në moshen 4 vjeçe u braktis nga prindet.

E kur u braktis, ishte axha i saj që ia hapi derën Habibes për mes pasë nji ngrohtësi familjare. Por, kjo ngrohtësi nuk zgjati edhe shumë vjet.

Kushtet e randa ekonomike, vdekja e axhës dhe lufta, banën që në moshën 16 vjeçare Habibja me përfundue në shtëpinë e pleqve ku u rrit e u plak aty.

Nën emocione të shumta para kameras së Televizionit Rrokum, ajo tregoi historinë e saj.

Ma tej ajo vazhdoi me tregu sa dhembje ka, dhe si ka lakmi me pasë nji familje.

Tue përmend lajmin e vetëm nga nana e saj, ajo tregoi edhe për viziten e babes, i cili kishte kërkue hallallin nga çika.

Ajo thotë se dëshprimi për jetën që e ka, e ka shty që me tentue me u vetevra.

Edhe pse ka jetue me nji vend që nuk i takon, Habibja gjithmonë ka dasht me qenë pjesë e nji shkolle, por që kurre nuk arriti.

Veç braktisjes nga prindet, Habibe Ismajli asht grue e cila në moshën 7 vjeçare u paralizue dhe nga ajo dite e deri sot nuk gëzon pension nga Ministria e Punes e Mirqenies Sociale.

E krejt në fund ajo porositi nanat që me u kujdes për fmite, tue msue nga përvoja e saj e mos me i braktis ata.

E shoqnueme nga nënpunesit social, Ismaili vërehej e ndrojtun gjatë bisedes, tue pase parasysh që në telefon ajo kishte ankesa edhe për Shtëpinë e Pleqve.

Kujtojme se nji muej ma parë rritjen dhe plakjen e Habibe Ismailit në Shtepin e Pleqve e ka ngrite edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.