Qytetaret duen ‘Drejtësi për Astritin’

Protesta ‘Drejtësi për Astritin’ e thirrun nga pjesëtarë të shoqnisë civile, ka përfundue.

Protestuesit kanë fillue me u shpërnda, por ata kanë paralajmërue se nuk do të ndalen nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyne.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në fjalmin e tij para protestuesve, ka thanë se Astriti nuk ka vdek në periudhën prej nji ore, por ma herët.

Shteti asht përgjegjësi kryesor, dhe gardianët asht dasht me u largue nga puna.

 

Fillon protesta “Drejtësi për Astritin”

 

Me moton “Drejtësi për Astritin”, Vetevendosje nisi protestën.

Protestuesit po kerkojnë që drejtësia të vihet në vend përmes hetimeve të pamvaruna rreth vdekjes së Astrit Deharit.

Marshi i protestuesve ka nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në mbikëqyrje të protestës ka dalë Policia e Kosovës.