Fjalimi prekës i Michelle Obama

Tue dënue gjuhën e urrejtjes, që simbas saj çdo ditë ndëgjohen në televizione, ajo vendosi me folë diçka të pazakontë.

Ajo diskutoi rreth çashtjes se qysh çdo mëngjes çohet në nji shtëpi, (Shtëpinë e Bardhë), e cila asht ndërtue nga skllavënit.

“Derisa unë shoh vajzat e mia, dy vajza të bukura, inteligjente e me ngjyrë, tue luejtë me qentë e tyne në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë”, tha Michelle.

E gjatë fjalimit të saj, nuk hezitoi edhe me thanë fjalë të mëdha për kandidaten për presidente të ardhshme Hillary Clinton.

“Veç për shkak të Hillary Clinton, vajzat e mia dhe të gjitha vajzat e të tjerëve, tash pranojnë se nji grue mundet me qeë presidente e SHBA’ve”.