Flamuri dardan i Rugovës valon në majën ‘Mont Blanc’ t’Europës!

Alpinistët e Kosovës dita-ditës po pushtojnë majat e nalta të Europës. Ekspeditat e tyne vullnetare, që ata ndërmarrin janë edhe nji arsye me kuptue se për shtet dhe për aktivitete të caktueme munden me u arritë rezultate të mëdha, edhe pa përkrahjen e shtetit, por falë vullnetit mundet me u nderue shteti.

Alpinistët kanë arritë që ditën e djeshme në majën ma të naltë të Europës me ngritë Flamurin e Dardanisë bashkë me foton e Presidentit Rugova.

Dy alpinistët që janë edhe vet brumi i dashunisë ndaj figurës madhore të Rugovës, Astrit Isa Rexhaj dhe Asdren Osaj, me mburrje njoftojnë se kanë pushtue majën e Mont Blanc 4 810 metra naltësi.