Flasin mjekët: Grues së Stavileci i asht thy hunda (foto)

Kur kanë kalue ma shumë se nji orë nga sulmi ndaj grues së Ministrit, Blerand Stavileci, kanë folë edhe mjekët nga QKUK, ku edhe aktualisht po qëndron e lëndueme.

Mjekët kanë ba të ditun se gjendja e Vitore Stavilecit asht e mirë, por kanë tregue se ka marrë lëndime në fytyrë.

‘Ka thyemje të kockës së hundës dhe lëndim të synit të djathtë, të shoqnueme me plagë dhe gërvishje të vogla’ ka thanë mjeku.

Mjekët bajnë të ditun se Vitore Stavileci ka m’u lirue sot nga QKUK, për me vazhdue mjekimin në shtëpi.

Ata kanë sqarue se grueja e ministrit asht jashtë rrezikut për jetën.

Vitore Stavileci u sulmue sot nga dy persona në lagjen Veternik, për të cilët PDK akuzoi Vetëvendosjen se janë aktivistë të tyne, por të cilën gja e kishin mohue vetë VV.

Të njajtët më pas kishin thanë se mbas deklaratave të PDK’s, ky mund të jetë nji rast i inskenuem.