Flet baba e nana e Ramushit para se të votohet për Kryeministër

Baba i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj, pak para se djali i tij m’u votue për Kryeministër të vendit, ka thanë se Kosova i ka borxh djalit të tij.

Këtë borxh, Hilmi Haradinaj, shpreson se Kosova ka me ja kthy sot Ramush Haradinajt.

“Presim që, dhashtë zoti, sot me shkue gjithçka për mirë. Jemi pak me ngarkesë, por mendojë se do të përfundojë mirë. Ramushi duhet dhe ka me kalue edhe këtë sfidë, sepse Ramushi, jo që asht i joni, por ka dhanë shumë për Kosovën, bashkë me familjen e vllaznit dhe Kosova i ka borxh Ramushit”, tha në një intervistë për Klan Kosovën Hilmiu.

Ndërsa Rukë Haradinaj, nana e të nominuemit për Kryeministër, asht shprehur shumë optimiste se djali i saj ka m’u ba edhe njiherë udhëheqës i Qeverisë së Kosovës.

“Ramushi ka me fitue, besimin e kemi pas gjithmonë se ka me dalë fitimtar edhe sot besoj se ka me dalë mirë”.