Flet Bulliqi, çka thotë për formimin e komisionit të ri

Shpejtim Bulliqi ishte dikur kundërshtuari ma i madh i versionit aktual të demarkacionit që e kishte sjell komisioni për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e që dje e shkarkoi Kryeministri Ramush Haradinaj.

Bulliqi tash ka marr detyrë nga Kryeministri Haradinaj për me nis edhe nji herë procesin e shënimit të vijës kufitare, tue vendos në krye të komisionit.

Bulliqi ka thanë për lajmi.net se ka me formue së shpejti grupin punues për me i nis procedurat përsëri për temën ma të diskutueme të qeverisë së kalueme.

“Besoj qe jemi në fillim të kësaj pune dhe për çdo gja do t’ju informojmë dhe do të jemi transparent. Asht fillimi dhe nuk ka diçka që mund të diskutohet sot. Po presim. Mos insistoni ma shumë sepse ende asht herët”, ka thanë Bulliqi.

 

Shperndaje në: