Flet Bulliqi, çka thotë për propozimin e Haradinajt!

Ish-deputeti i LDK’s, Shpejtim Bulliqi asht propozue nga Kryeministri Haradinaj me qenë në krye të Komisionit për Demarkacion.

Vet Bulliqi në nji prononcim për lajmi.net ka thanë se nuk ka pas njohuni ma herët në lidhje me këtë vendim.

“Tash po e ndigjoj këtë çashtje po e shoh në portale. Sigurisht që ne krejt punën që e kemi ba e kemi ba n’interes të Kosovës për me mujt me ruejt territorin e Kosovës”, ka thanë Bulliqi.

I pyetun se a ka me pranue këtë pozicion, ai ka thanë se kemi me pa si ka me shkue procesi mbasi të ketë diçka zyrtare.

“ Kryeministri ka vlerësue punën dhe angazhimin tonë dhe ta shohim tutje si po ec procesi. Ende nuk kam diçka zyrtare, por jam i gatshëm me marrë obligime shtetnore”, tha Bulliqi.

Kërkesa e Haradinajt pritet m’u shqyrtue në mbledhjen e Qeverisë e cila mbahet nga ora 18:00.

Shperndaje në: