Flet Bulliqi: Kjo asht ajo çka ka me ba Komisioni i ri për Demarkacionin

Shpejtim Bulliqi ishte deputeti ma i zhurmshëm në legjislaturën e kalueme në Kuvendin e Kosovës rreth çashtjen së demarkacionit, gja që LDK e penalizoj atë tue mos e futë në listë për m’u rizgjedh deputet.
Qeveria e Kosovës ka miratue propozimin për emnimin e anëtarëve të ri për Komisionin Shtetnor për Demarkacionin, ndërsa kryesues ka me qenë Shpejtim Bulliqi.

Lajmi.net ka kontaktue me Bulliqin, i cili tha se Komisioni nuk ka me ba ndonji punë të veçantë, veçse ka m’u bazue në rregullativin në fuqi.

“Na nuk pritet me ba diçka të veçantë, sepse puna jonë ka me qenë komplet me rregullativin në fuqi që e ka miratue Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria”, ka thanë ai.

Ai spjegoi se në cilat ligje ka m’u mbështetë puna e komisionit Shtetnor për Demarkacionin.

“Puna jonë tanësisht ka me qenë e mbështetun në ligjin numër 04L072, për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufinit shtenor. Pastaj në ligjin numër 04L214, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 04L072, për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kontrollit dhe kufinit shtetëror, pastaj udhëzimin administrativ për shënimin e vijës kufitare si dhe rregulloren e punës së komisionit shtetnor për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufinit shtetnor”, tha me tutje Bulliqi.

Ish-deputeti i LDK’s, tha se ka m’u ba ajo që kërkohet, konform edhe mbrenda kornizave igjore.

“Të gjitha këto janë punë edhe detyra të cilat janë të mbështetuna në rregullativën ligjore e cila asht në fuqi edhe nga Kuvendi edhe nga Qeveria”, tha në fund Bulliqi.

 

Shperndaje në: