Flet edhe Thaçi, çka thotë ai për Demarkacionin!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Washington, ka folë për çashtjen e demarkimit të kufinit me Malin e Zi, të cilin ai e ka nënshkrue në vitin 2015, version ky që Kryeministri i tanishëm vazhdon mos me e pranue.

Presidenti Thaçi përsërit që për liberalizim të vizave duhet m’u plotësue detyrat e dhana nga Bashkimi Europian.

Hashim Thaçi ka komentue krijimin e Qeverisë, tue thanë se ‘Kosova nuk u vonue në krijimin e institucioneve’, edhe pse diçka e tillë ndodhi mbas gjashtë seancave të dështueme në Kuvend.

Lidhun me qëndrimin e Qeverisë së re për Demarkacionin, Presidenti vetëm se tregon randësinë e ratifikimit të tij, pa komentue përpjekjet e Haradinaj për me ndryshue versionin e vitit 2015 që Thaçi e kishte nënshkrue.

“Çashtja e Demarkacionit nuk asht ma çashtje ndërshtetnorë Kosovë – Mali i Zi, ma tepër asht çashtje e vetë kosovarëve, që duhet me marrë vendimin  e tyne në Parlament”, asht shpreh Thaçi për Zanin e Amerikës.

Ai ka folë edhe për dialogun me Serbinë, tue thanë nuk ka alternativë tjetër pos bisedimeve mes shteteve.