Flet Haradinaj: Kufini i Kosovës në Çakorr, jo Asociacionit!

rambooo

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili vjen nga koalicioni PDK, AAK, Nisma ka thanë se besimin që ka arritë me marrë nga qytetarët dhe subjektet politike ka me përdorë për të mirën e vendit.

Haradinaj i cili njiherësh asht dhe Kryetar i AAK’s, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës, me rastin e përkujtimit të 33 dëshmorëve të ramë.

“Besimi që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike ka me përdorë për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj në këtë fjalim foli edhe për temat e ndjeshme aktuale në vend, ku mes të tjerash tha se kufini i Kosovës asht në Çakorr, ndërsa nuk ka me pasë vend për Asociacion e as për Serbinë në Kosovë.

“Kosova asht e vogël dhe nuk ka vend për asociacion, kufini i Kosovës asht në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”, ka thanë Haradinaj.

Në këtë memorial ishte e pranishme edhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila dje gjatë ditës ka nënshkrue koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.