Flet Mustafa, ky asht hapi që merr!

Mbas afrimit të numërimit dhe paraqitjes së rezultateve preliminare për mbi 90 për qind të votave, koalicioni të cilit i prinë LDK ka ngel në vendin e tretë, mbas PAN’it dhe VV’s.

E mbas këtyne rezultateve, ma në fund ka folë edhe kryetari i LDK’s, njiherit Kryeministri në shkuemje, Isa Mustafa.

Ai ka thanë se qytetari e dha vendimin në këto zgjedhje, e simbas tij, gja që mbizotnoi mbi të gjitha ishte ‘zani i kundërshtimit’.

Ai thotë se vendimin kanë me marrë me deputetët mbas certifikimit të zgjedhjeve si dhe me partnerët.

Ai ka shtue se LDK ka me i analizue rezultatet dhe ka me reflektue në interes të qytetarëve.

‘LDK në ditët në vijim ka me analizue dhe vlerësue rezultatet e zgjedhjeve dhe ka me reflektue në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

Vendimin kemi me marrë edhe me deputetët mbas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit’, ka thanë Mustafa.

Ndërkaq, ai ka falënderue kandidatin e propozuem nga ai, Avdullah Hotin, për siç ka thanë, bamjen e nji fushate dinjitoze.

Ndryshe, kur janë numërue mbi 90 për qind të vota, koalicioni LDK-AKR mbetet i treti me 25.81 për qind.