Flet terroristi i kapun Salah Abdeslam: Per sulmet ka vendose vllau jem

Salah-Abdeslam

Simbas gazetes “Le Monde”, 26 vjeçari Salah Abdeslam, kallxon se vllau i tij, 31-vjeçari Brahim, që e sakrifikoi n’Paris, vendoste gjithçka lidhun me sulmet.

Terroristi tha se vllai i tij i siguronte paret e nevojshme për gjithçka që duhej lidhun me sulmet.

Per naten e tmerrshme kur Parisi u la n’gjak nga bombat e terroristave, pra ne mbramjen e 13 Nandorit në Paris, ku Salah Abdeslam refuzoi me aktivizue jelekun me eksploziv në stadiumin “Stade de France”, ai tha:

“Hoqa dorë kur e parkova kerrin ngat stadiumit. E dheza kerrin dhe u nisa pa e dite se kah po shkoj”.
Salah Abdeslam u tha hetuesve se nuk i njeh vllaznit Bakraoui, që kryen sulmet vetevrasese ne aeroportin e Bruksel.