Flet themeluesi i firmes “Mossack Fonseca”. Qe qysh e arsyeton aferen “Panama Papers”

Ramon-Fonseca

Ramon Fonseca ka pranue se disa prej dokumenteve janë autentike dhe janë marrë në mënyrë të paligjshme, tue shkele të drejtën themelore të njeriut për privatësi.
Ai thotë se nuk jane krejt emnat e publikuem deri tash klienta të firmës së tij. Ai e cilësoi rastin investigativ si nji sulm ndaj Panamasë, mirëpo shprehu gadishmënine me bashkëpunue me organet e hetuese të vendeve të ndryshme.

“Shumë vende nuk e durojnë faktin se na jemi nji vend tërheqës për kompani të tilla. Megjithatë, qeveria e Panamasë ka tolerancë zero ndaj evazionit fiskal. Disa prej dokumenteve janë të vërteta dhe janë marrë në mënyrë të paligjshme.
Ky asht sulm ndaj privatësisë, e cila asht e drejtë e shejtë e njeriut. Na nuk kemi ba asgja të gabueme. Çdo gja asht ba simbas ligjit këtu. Por na jemi të hapun me bashkëpunue me organet hetuese të vendeve të hueja”, ka thanë Ramon Fonseca.