Flet Zafa: Për 140 euro po dojnë të më eleminojnë nga gara për Prizrenin

zafir berisha
Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka drejtue akuza të randa te Komisioni Qendror Zgjedhor mbasi ai mund të decertifikohet nga zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.
Berisha në nji deklaratë për lajmi.net, ka thanë se denimi prej 140 euro në vitin 2015 asht arsyeja që mundem m’u decertifikue, edhe pse shton se me këtë dënim ka qenë në garë për deputet para tre muejve.

“Prej që asht privatizue KEK’u vazhdimisht më ban presion. Në vitin 2015 e kam nji dënim prej 140 eurosh dhe kjo asht arsyeja për ‘dëmin e madh dhe shkeljen e madhe të ligjit që e kam ba’,  që Valdete Dakës dhe banditëve mbrapa saj ju ka ra ndërmen. Përndryshe edhe para tre muejve kam qenë me qeto ligje në garë”, ka deklarue deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës.

Ai tutje ka thanë se ky asht një skenar politik që ai m’u eliminue nga zgjedhjet lokale për kryetar të Prizrenit.

 

Shperndaje në: