Forcat e Assad mbrenda në Palmira. Qe ç’ka mbeti

1-palmira

Forcat qeveritare ja dolën me sukses që t’i shporrin luftarët e Shtetit Islamik nga Palmira të Shtunën dhe tash përgaditen për të marrë fortesën e ISIS, Rakan, simbas televizionit shtetnor.

Trupat siriane dhe milicitë aleate të mbështetuna nga bombardimet ruse kishin thuejse tre javë n’ofensivë në përpjekje për ta rimarrë qytetin e randësishëm i cili ra në duert e ekstremistëve Majin e vitit të kaluem.

‘Palmira do të jetë baza qendrore për operacione të matejshme… kundër Daesh në shumë zona, së pari në Deir Ezzor dhe Raka,’ njoftoi ushtria nepërmjet deklarates të përcjellë nga televizioni shtetnor, tue përdor emnin arab për ISIS.