Formimi i Qeverisë, detyra e vështirë e Merkel’it

Kancelarja Angela Merkel asht paralajmërue nga partnerët e mundshëm të koalicionit se ka m’u përball me sfida të vështira për me shti në funkcion Qeverinë.

“Politika nuk asht matematikë”, ka paralajmërue lideri i FDP’s, Christian Lindner, i cili shihet si nji aleat i mundshëm.

E raportohet se Ministri i deritanishëm i Financave Wolfgang Shcauble nuk ka me mbajtë ma këtë post. Ai pritet me marrë rolin e Presidentit të Bundestagut.

Schauble, 75 vjet, shihet prej kohësh si nji figurë influente n’Eurozonë dhe asht nji avokat i sertë i masave anti-krizë të ndërmarra nga kontinenti i vjetër.

Zgjedhja e pasardhësit të tij në krye të Financave pritet me qetë dhe pika e nxetë e negociatave për formimin e koalicionit.

Posti synohet nga FDP dhe pikërisht zotni Lindner mundet me qenë ai i cili ka me plotësue boshllëkun e krijuem nga Schauble.

Ndërkohë, analistët gjermanë sugjerojnë se ky i fundit mundet me përdorë eksperiencën e tij politike për me kontrollue debatet e nxeta në parlament, ku do të përfshihen edhe nacionalistët e ekstremit të djathtë AfD.

Pasiguritë politike që kanë përfshi Gjermaninë mbas zgjedhjeve kanë çue euron në nivelin ma të ulët të muejit.

Aleati mA i mundshëm qeverisës për Partinë Kristian Demokrate të Merkel asht FDP dhe të Gjelbrit.

Nëse kancelarja dështon në arritjen e nji marrëveshjeje në muejt e ardhshëm, atëherë vendi rrezikon m’u përballë me zgjedhje të reja.